Rektori Temaj priti në takim Deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj me prejardhje nga Prizreni
02 Gusht 2019
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Prorektoret, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, të premten kanë pritur në takim Deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj me prejardhje nga Prizreni dhe deputetin kroat Ivan Ćelić. Ćelić është kryetar i grupit të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe në të njëjtën kohë kryetar i komisionit të Zagrebit për parandalimin e abuzimit të drogës dhe formave të tjera të varësisë.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim në mes të UPZ-së dhe universiteteve kroate.
Rektori Temaj i falënderoi për vizitën delegacionin nga Kroaci dhe theksoi se UPZ e mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet nga Kroacia, shtet mik i Kosovës.
