Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në UPZ zhvilloi punimet punëtoria e përbashkët mes Gardës Kombëtare të Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës

19 Shtator 2019

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten zhvilloi punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa (IANG) në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës (FSK)

Gjatë punëtorisë ushtarët i vizitoi gjeneral major Enver Cikaçi zv.komandant i FSK dhe Gjeneral Brigade Randy E. Greenwood Shefi i Shtabit, Garda Kombëtare Ajrore e Iowa – SHBA.
Në ceremoninë e hapjes së punimeve një fjalë rasti e mbajti Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, i cili theksoi se është nder, privilegj dhe emocion i veçanet për mua dhe punonjësit e Universitetit “Ukshin Hoti” të jemi nikoqir i një organizimi kaq të rëndësishëm, ku mysafir janë ushtarët amerikan dhe ushtarët e Kosovës për të cilën ngjarje, ne ende kemi kujtimet e freskëta. ” Vendosja e forcave paqeruajtëse te KFOR-it dhe Misionit te Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë pasur rëndësi të veçantë për vendosjen dhe sigurimin e paqes dhe vendosjen e celulave të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008. Sot shohim ushtarët amerikan dhe ushtarët e FSK-së të mbajnë trajnime së bashku, tepër domethënëse por edhe emocionuese. Përherë mirënjohës për ushtarët dhe popullin amerikan për atë çka kanë bërë dhe po bëjnë për qytetarët e Kosovë”, theksoi Rektori Temaj.
Ndërkohë Rektori i priti në takim gjeneralët Cikaqi e Greenwood dhe profesorin Mark Baskin, ish-administratori i parë i UNMIK-ut në Prizren, i cili e kryesoi këtë punëtori.
Ata e falënderuan rektorin Temaj për zemërgjerësinë e universitetit në mbështetjen e këtij partneriteti domethënës midis njerëzve të shtetit të Iowa dhe popullit të Republikës së Kosovës.
Si mirënjohje ata i dhanë Rektorit një medalje të veçantë.
Rektori Temaj u shpreh falënderues dhe i dorëzoi po ashtu një mirënjohje nga ana e UPZ për kontributin e dhënë për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Qëllimi i punëtorisë ishte të simulojë një seancë të planifikimit strategjik për operacionet e paqes nga perspektiva e korrikut 1999 në Kosovë. Në program, një grup prej 100 pjesëmarrës - ushtarë nga FSK dhe Garda Kombëtare e Ioëa - së pari u takuan në një seancë plenare për një brifing fillestar dhe më pas u shpërndan në 10 grupe për të zhvilluar planifikimin për çështje specifike mbi sfidat me të cilat përballen paqeruajtësit në 120 ditët e para të një operacioni paqeje - nga rivendosja e shërbimeve thelbësore, kthimi i refugjatëve, të drejtat e njeriut, krimet e luftës, ndihma humanitare, administrata civile, drejtësia kalimtare dhe më shumë. Pastaj, secili grup i informojë të gjithë 100 pjesëmarrësit.
Kjo është një nga ngjarjet thelbësore akademike për vizitën e Gardës Kombëtare të Iowa dhe bashkëpunimit me Forcat e Sigurisë së Kosovës, në vjeshtë 2019.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas