Memorandum bashkëpunimi në mes të Ambasadës Amerikane dhe Universitetit “Ukshin Hoti’ në Prizren
02 Tetor 2019
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, Fakultetit të Filologjisë, Dega Gjuhë dhe letërsi angleze, ka arritur memorandum bashkëpunimi me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, për vitin akademik 2019/2020, në degën e Gjuhës dhe letërsisë angleze janë angazhuar një ligjëruese dhe një asistent. Rebecca Aaron (English Language Felloë) dhe Dzan Harba (English Teaching Assistant) u mirëpritën dje nga u.d. dekanja Prof.ass.dr. Vjollca Dibra dhe prodekani Prof.ass. dr. Xhafer Beqiraj. Ky memorandum parasheh thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në mes këtyre partnerëve drejt promovimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe ngritjes së kapaciteteve të studenteve të degës së gjuhës angleze.
