UPZ lidh bashkëpunim me Universitetin e Camerinos
30 Tetor 2019
Marrveshja konsiston në shkëmbimin e studenetëve dhe të profesorëve nga njëri Universitet tek tjetri, përfitimi i bursave për studentet Kosovar për të qenë pjesë e studimeve në Universitetin e Camerionos, pjesmarrja e profesorëve të UUHP-së në seminare, konferenca dhe evenimente të realizuara nga ky Universitet. Poashtu u dakorduan që të aplikojnë për një program të përbashkët Master në Shkencat e Jetës dhe Mjedisit, duke ndjekur modelin,, Dopio Laura, apo Diplomë e dyfishtë’’ ku studentet që do të diplomohen nga ky program, do të kenë mundësin të paisen me dy diploma, nga dy Universitete kontraktuale. Poashtu u dakorduan që të shtohen aktivitetet për të aplikuar për një program Doktorature për Fakultetin Shkencave Kompjuterike.
Vlen të theksohet se Universiteti i Camerinos, është nder më të famshmit në Itali, i krijuar që nga viti 1336.
Njëherit i njëjti delegacion takuan edhe studentet Kosovar të cilët tashmë janë pjesë e Fakulteteve të ndryshme të këtij Universiteti. Gjithsejt 14 student ishin përfitues të bursave, ku 10 nga ta vazhdonin nivelin Baçelor dhe 4 student ishin duke ndjekur studimet në nivlin Master.
Një falenderim i veçant shkon edhe për zonjën Ariana Kosova, z.Gëzim Gashi si dhe z.Met Zogaj (mërgimtarë në këtë provincë), të cilë për 3 ditë me radhë shoqëruan delegacionin tonë në përmbushjen e kësaj agjende.
