Prorektori Morina dhe profesori Bojaxhi vizituan Konsullaten e Kosovës në Romë
31 Tetor 2019
Delegacioni i Universitetit Ukshin Hoti nga Prizreni, në përbërje nga Prof.Ass.Shemsi Morina Prorektor për mësimdhënie, çështje të studenteve dhe kërkime shkencore, si dhe Prof.Ass. Faruk Bojaxhi, u priten nga Konsuli i Ambasades së Kosovës në Romë z.Arben Mehmeti, me të cilin diskutuan qeshtje të ndryshme që kanë të bëjnë me mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të UUHP-së me Universitete të ndryshme në Itali, normalishtë duke perdorur edhe reputacionin e Ambasadës së Kosovës në Romë. Konsuli premtoi se ky Institucion i Kosovës në Itali, ka kontakte të shumta dhe mardhënje mjaftë të mira me shumë Universitete në Itali, dhe garantoi se UUHP pa dyshim do të ketë mundësi shumë të mira që të bashkëpunoj me Universitete të tjera, duke patur parasysh faktin se shteti Italian mbështet shumë projekte ne fushën e arsimit të lartë.
