Policia e Kosovës mbajti ligjëratë në UPZ për vetëdijesimi i të rinjve mbi pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar
05 Nëntor 2019
Policia e Kosovës ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” me temën: “Vetëdijesimi i të rinjve mbi pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar”. Po ashtu zyrtarët policore i priti në takim Prorektori dhe zv.rektori Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina.
Qëllimi i kësaj ligjërate ishe mobilizimi i të rinjve kosovarë për të bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe organet tjera të rendit në paraqitjen e dukurive negative.
Çështjet që u diskutuan gjatë kësaj ligjërate ishin: procesi i ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë, procesi i rekrutimit dhe radikalizmit, qartësimi i termit “Shtet Sekular”, mënyrat e paraqitjes së ekstremizmit në Kosovë dhe format e parandalimit të përfshirjes, veprimet dhe preventivat e Policisë së Kosovës kundrejt kësaj dukurie.
Po ashtu, u diskutuan çështje të tjera negative të shoqërisë kosovare, si: definimi i terrorizmit, shkaktarët e terrorizmit me motive të devijuara fetare, viktimat e terrorizmit dhe roli i të rinjëve në parandalimin e vrasjeve të pafajshme, ndërsa theks të veçantë iu dha bashkëpunimit prind-studentë-shoqëri.
Ligjëratën e realizuan përfaqësues nga Policia e Kosovës: Gazmend Hoxha, Kolonel, Ramadan Ahmeti, Major, Rifat Marmullaku, Zyrtar Nacional për Programin e OSCE-së në Kosovë, dhe Shkëlzen Marevci, botues librash për dukuritë negative të shoqërisë në Kosovë, ndërsa prezent ishin edhe Faton Alija, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, toger Shaban Osmanollaj, shef i Zyrës për Informim i PK-së për rajonin e Prizrenit si dhe toger Vesel Gashi nga departamenti i PK komunitet, ne PK Prizren.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në fund shpërndanë broshura për studentë lidhur me këto dukuri negative.
