Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

15 Nëntor 2019

 

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës të premten kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike me interes të përbashkët duke u bazuar në principet e barazisë dhe reciprocitetit. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar rektori i UPZ-së Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Prof. Dr. Kseanela Sotirofski rektor në UAMD.

Marrëveshja përfshinë shkëmbimin e stafit akademik dhe administrative, shkëmbimin e studentëve të cikleve të ndryshme studimi për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave, aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkimin shkencor, shkëmbimin e materialeve akademike si dhe informacione të tjera të nevojshme dhe programe të veçanta akademike afatshkurtra.

Pjesë e delegacionit nga UPZ ishin edhe Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për mësimdhënie, kërkime shkencore dhe çështje të studentëve dhe anëtari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, i cili ka dhënë kontribut të veçanet në arritjen e këtij bashkëpunimi.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas