Prorektori Morina priti në takim Prof. Cameron White, Ph.D. Profesor në Universitetin e Houstonit në SHBA
21 Nëntor 2019
Prof. Asoc. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore dhe zv.Rektor, të enjten ka pritur në takim Cameron White, Ph.D. Profesor në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Houstonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Vedat Bajrami, prodekan në Fakultetin e Edukimit dhe prof. Dalila Lekaj profesorësh në këtë fakultet.
Në takim është diskutuar për mundësinë e arritjes së bashkëpunimit në mes dy universiteteve.
Prorektori Morina theksoi se e mirëpret bashkëpunimin mes dy institucioneve duke theksuar se UPZ mund të përfitojë shumë nga përvoja e universitetit prestigjioz amerikan, Universiteti i Houstonit. Ai shtoi se krahas drejtimeve të tjera, Fakulteti i Edukimit në UPZ ka një traditë të gjatë dhe prioritet i këtij menaxhmenti është përkrahja dhe avancimi në çdo kuadër.
Profesori Cameron White tha që është i impresionuar për arritjet e UPZ-së, dhe shprehi gatishmërinë për konkretizimin e bashkëpunimit në fushat që do të dakordohen përmes nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi.
Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë tha që do të drejtojnë marrëveshjen dhe në takimin e radhës do të formalizjnë, dhe theksoi se mund të shqyrtohet mundësia e realizimit të programeve të përbashkëta dhe lëshimi i diplomave të dyfishta.
Prodekani i Fakultetit të Edukimit theksoi se ndihen të nderuar për vizitën e profesorit nga SHBA dhe se është në interes të këtij fakulteti që të bashkëpunojnë ne realizimin e ndonjë projekti të përbashkët në fushat akademike.
