Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri dhe Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, po marrin pjesë në takimin e parë të projektit DIPHDICTKES
26 Nëntor 2019
Njoftim!
Nga data 25.11.2019 deri me datë 26.11.2019, stafi i FSHK-së në përbërje: Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri dhe Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, po marrin pjesë në takimin e parë të projektit DIPHDICTKES (The development and implementation of PhD Curricula in ICT for Kosovo Education System) nën udhëheqjen e dy universiteteve prestigjioze: Linnaues University (LNU - Suedi) dhe NTNU (Norwegian University of Science and Technology - Norvegji).
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të krijojë një kurrikulë kombëtare për Programin e Doktoratës në TIK, në të cilin është i përfshirë edhe Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren.
Objektivat specifike të këtij programi janë:
- Themelimi i një shkolle kombëtare kërkimore në TIK në Kosovë,
- Vendosja e një kurrikule kombëtare për studimet e doktoratës në fushën e TIK me elementet kryesore të rezultateve të mësimit, qëllimet dhe aftësitë,
- Rritja e kompetencave kërkimore të universiteteve të stafit të Kosovës
- Lehtësimi i procesit të akreditimit të programeve të doktoraturave të universiteteve individuale pranë organeve përkatëse kombëtare
- Zbatimi i programit kombëtar të doktoratës, regjistrimi i gjeneratës së parë të studentëve në doktoratë, të cilët do të mbikëqyren bashkërisht nga Programi dhe vendet partnere.
FSHK, si përfituese e këtij projekti do të ketë mundësinë që, pas përfundimit me sukses të projektit të hapë programin e doktoratës brenda periudhës 3 vjeçare. Gjithashtu, në kuadër të projektit FSHK do të jetë përfituese e të mirave material në vlere prej rreth dyqind mijë euro.
