Prorektorët Morina e Yildirim pritën në takim përfaqësuesit e “HERAS” dhe WUS Austria
05 Dhjetor 2019
Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren njëkohësisht zv. Rektor, dhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritjen e Cilësisë, të enjten kanë pritur në takim z. Aqim Emurli udhëheqës i ekipit në projektin “HERAS”, Veronika Nitsche, Gudrun Feught nga wUS Austria.
Në takim ishte edhe Prof. Ass. Dr. Kushtrim Braha, i cili po jep një kontribut të çmuar në adresimin e çështjeve të akreditimit në UPZ.
Zv. Rektori Morina pasi i njoftoi me gjendjen në UPZ përfshirë të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, u shpreh mirënjohës për “HERAS”-in për mbështetjen e universitetit në këtë fazë të adresimit të rekomandimeve të grupit të ekspertëve ndërkombëtar për riakreditim institucional. Përfaqësuesit e Projektit “Heras” dhe përfaqësuesit e Wus Austria u shprehën të kënaqur që kanë pasur mundësinë të mbështesin UPZ-në krahas universiteteve tjera në ngritjen e kapaciteteve të veta në adresimin çështjeve të standardeve të akreditimit dhe u shprehën të gatshëm që edhe në të ardhmen ta vazhdojnë bashkëpunimin e UPZ-në.
HERAS financohet nga Agjensia Austriake e Zhvillimit dhe bashkëfinancohet nga MASHT, dhe zbatohet nga konsorciumi ËUS Austri, ZSI dhe OeAD.
