Publikohet raporti ‘Hartëzimi i Nevojave të Komunitetit për Drejtësi 2019’
09 Dhjetor 2019
Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në bashkëpunim me USAID programi Drejtësia Vlen në bashkëpunim edhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, të hënën organizuan një Tryezë të Rrumbullakët për publikimin e raportit: Hartëzimi i Nevojave të Komunitetit për Drejtësi 2019, në kuadër të Javës së të Drejtave të Njeriut. Hapjen e beri Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu. Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të USAID-it, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren, Fakulteti Juridik. Diskutimi ishte mjaftë përmbajtjesor nga të gjithë pjesëmarrësit.
