Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

“Zhvillimi i mësimit online në Universitetet Publike në periudhën e pandemisë Covid19”

16 Prill 2020

KONFERENCA E REKTORËVE E UNIVERSITETEVE PUBLIKE TË KOSOVËS

“Zhvillimi i mësimit online në Universitetet Publike në periudhën e pandemisë Covid19”

16 prill 2020

Komunikatë PËR MEDIA

Më 16 prill 2020 është mbajtur mbledhja e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës për të vlerësuar nivelin e zhvillimit të procesit mësimor online në kohë të pandemisë Covid 19.

Situata e krijuar si pasojë e pandemisë ka shtyrë Konferencën e Rektorëve dhe Universitetet Publike të ndërmarrin veprime alternative në mënyrë që mësimi të vazhdojë në distancë (online) sipas statuteve të Universiteteve dhe Ligjit për Arsimin e Lartë. Procesi mësimor në formatin online ka filluar me aplikacione nga interneti si www.meet.google, Moodle, SEMS, SMU, dhe më pastaj përmes aplikacionit më të avancuar SMU të ndërlidhur me www.meet.google, me ç’rast stafi akademik dhe studentët kanë mundësi komunikimi me të mirë duke gjeneruar të gjitha të dhënat në aplikacionin e universitetit.

Për me shumë se tre javë që kur ka filluar organizimi i mësimit në distancë, pjesëmarrja e stafit akademik dhe studentëve është e plotë, në shumicën e rasteve pjesëmarrja e studentëve është më e madhe se gjatë mësimit në klasë, orë të humbura ka shumë më pak etj. Problem për të cilin jemi duke kërkuar zgjidhje është mbajtja e praktikave, për të cilat kërkohet prezencë e drejtpërdrejtë e studentit në laborator ose në klasë (Fakulteti i Mjekësisë, Fakultetet e shkencave teknike, Fakulteti i Edukimit, programet e Muzikës etj.).

Deri më tash janë organizuar me sukses edhe mbrojtja e temave të diplomës online në nivelin bachelor, ndërsa shumë shpejt do të fillohet edhe me mbrojtjen e temave në nivelin master.

Konferenca e Retorëve konstatoi se Universitetet Publike duhet të gjejnë zgjidhje dhe të përgatiten të organizojnë online edhe kollokfiumet dhe provimet, në mënyrë që të finalizohet i gjithë procesi mësimor në këtë vit akademik.

Konferenca e Rektorëve falënderon për angazhim dhe ndihmë në suksesin e procesit mësimor online të gjithë studentët, familjet e tyre, stafin akademik dhe menaxherët e të gjitha niveleve të Universiteteve Publike.

Prishtinë, 16 prill 2020

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas