Urimi i Rektorit Temaj për Festën e Kurban Bajramit!
31 Korrik 2020
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, uron studentët, mësimdhënësit, punonjësit e administratës dhe të gjithë qytetarët e besimit islam, për festën e Kurban Bajramit.
Urojmë që paqja, harmonia, mirëqenie dhe shëndeti t’i mbizotërojnë në familjet tuaja.
Në këtë kohë të vështirë që po kalon i gjithë njerëzimi, si pasojë e pandemisë së Covid-19, lutemi që të gjithë ata që janë infektuar të shërohen dhe kjo pandemi të kalojë sa më parë.
Gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
<< prapa