Urimi i Rektorit Temaj për fillimin e vitit të ri akademik 2020/2021
30 Shtator 2020
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, uron studentët dhe stafin akademik për fillimin e vitit të ri akademik 2020/2021, duke ju dëshiruar arritjen e sukseseve maksimale.
Pas sfidave të procesit të riakreditimit institucional, të cilat janë tejkaluar me sukses, falë kontributit të gjithë stafit dhe partnerëve vendor dhe ndërkombëtar, ky vit akademik është një rifillim i ri që bartë në vete emocion të veçantë.
Për neve menaxhmentin dhe të gjithë stafin është obligim që të punojmë edhe më shumë në mënyrë që të gjitha punët e mira të nisura, të japin rezultate, në mënyrë që universiteti të arrijë synimet që i ka para vetës.
Urime dhe Suksese!
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj - Rektor
<< prapa