Qendra e Karrierës e UPZ, pranoi donacion nga GTZ - Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar
03 Nëntor 2020
Qendra e Karrierës e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka pranuar një donacion shumë të vlefshëm nga GTZ - Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ku përfshihen pajisje për kompletimin e zyrës.
Mbështetjen e pranuan pas një takimi që kishin udhëheqësi i Qendrës së Karrierës në UPZ, z. Nehat Gashi, dhe Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan, mësimdhënës e e rregullt në UPZ, me përfaqësuesit e GTZ.
Z. Gashi me këtë rast në emër të universitetit i falënderoi përfaqësuesit e GTZ për këtë mbështetje të dobishëm, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë e bashkëpunimit dhe e mbështetjes që gëzon universiteti unë nga kjo organizatë por edhe nga shteti Gjerman në përgjithësi.
Qendra e Karrierës&Alumni, është një urë lidhëse midis studentëve dhe punëmarrësve, po ashtu u shërben studentëve për ngritjen profesionale në forma të ndryshme, duke u ndihmuar në planifikimin e karrierës nëpërmjet trajnimeve, forumeve, projekteve, seminareve, takimeve informuese, tryezave të rrumbullakëta, takimeve të studenteve etj.
<< prapa