U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren
30 Dhjetor 2020
Në sallën e mbledhjeve në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, të martën u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.
Në mbledhje morën pjesë: Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari (kryesues), Dr. Sc. Hajrije Skrelje zv.kryesuese, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, Dr. Sc. Kushtrim Gashi, Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, Prof. Asoc. Dr. Drita Krasniqi, Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoçi, Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Sekretari i Përgjithshëm Burim Berisha, Kryetari i Studentëve Milot Krasniqi dhe Zyrtari Ligjor në KD Abdullah Etemi.
Kryesuesi i KD-së - Prof. Asoc. Dr. Naser Bajraktari, e hapi mbledhjen dhe u shprehi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Mbledhja u mbajt me këtë rend dite: Raporti mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë kohës së pandemisë; Raport për menaxhimin e situatës dhe zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit Covit-19 dhe Të ndryshme.
Z. Kortoçi, kryetar i Shtabit Emergjent në Universitetit bëri të ditur se janë duke e monitoruar situatën dhe se janë zbatuar rekomandimet e IKSHP-së. Me kërkesë të kryesuesit të KD-së, ai pohoi se ndërkohë do të bëjnë gati një raport të përgjithshëm për situatën epidemiologjike në Universitet.