Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Filloi viti i ri akademik 2014-2015 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

01 Tetor 2014

Filloi viti i ri akademik 2014-2015 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Me një ceremoni madhështore, të mërkurën ka nisur viti i ri akademik 2014/2015 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Menaxhmenti dhe dekanët e fakulteteve u kanë dëshiruar mirëseardhje studentëve të rinj, të cilët gjithashtu janë pajisur me nga një çantë dhe me broshura informative që do tu shërbejnë gjatë tërë studimeve në UPZ. Viti i ri akademik Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren e gjen më të zhvilluar dhe të përparuar si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe në aspektin e ngritjes së cilësisë.

Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, u. d. rektor i UPZ-së, studentëve të rinj të Fakultetit Juridik, të Fakultetit të Ekonomisë, të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit të Filologjisë, u ka dëshiruar mirëseardhje, duke u uruar suksese në studimet  e tyre. Ai theksoi se vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Universitetit të Prizrenit ka qenë mjaft i qëlluar që ka kontribuar në uljen e kostos së studimeve për studentët e këtij regjioni dhe me gjerë. Ai ka shtuar se nga menaxhmenti i më parshëm dhe ai aktual është punuar mjaft që studentët e këtij universiteti të kenë infrastrukturë adekuate dhe cilësi në studimet  e tyre universitare.

Përpos u. d. rektorit edhe dekanët mbajtën nga një fjalë mirëseardhjeje për studentët e rinj. Prof.  Dr. Artan Dermaku,  dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike  theksoi se universiteti ynë për herë të parë në Kosovë ka fakultet të Shkencave Kompjuterike mjaft kualitativ duke kërkuar nga ata që të angazhohen dhe theksoi  se suksesi  nuk do të mungojë.

Prof. Dr.  Bekim Berisha, dekan i Fakultetit të  Ekonomisë, u dëshiroi mirëseardhje studentëve të rinj të këtij fakulteti duke u dëshiruar suksese. Ai prezantoi para studentëve të rinj profesorët e lëmive përkatëse të cilët do tu ligjërojnë gjatë studimeve të tyre në këtë fakultet.

Gjithashtu edhe Prof. Dr.  Arif Rizaj dekan i Fakultetit Juridik dhe Prof. Dr. Ismet Temaj, dekan i Fakultetit të Edukimit e mbajtën nga një fjalë përshëndetëse  para studentëve të rinj, duke u dëshiruar suksese në studimet e tyre.

Në fund, kryetari i Parlamentit Studentor, Nehat Gashi u uroi  mirëseardhje studentëve të rinj duke u dëshiruar suksese dhe bashkë me strukturat e këshillave studentore të fakulteteve kanë bërë shpërndarjen e çantave dhe broshurave informative për studentët e rinj.

 

Prizren, më: 01.10.2014                                                                    REKTORATI

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas