Ambasadori i Italisë në Kosovë do të mbajë ligjëratë në UPZ
20 Tetor 2014
FTESË
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Sh.T.Z. Andreas Ferrarese, më 23 tetor 2014, në orën 11:00, në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik do të mbajë një ligjëratë me temën “Qëndrimet e shtetit të Italisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit, bashkëpunimi bilateral-multilateral”.
Meqenëse ligjërata është në anglisht janë të mirëseardhur studentë të drejtimeve përkatëse që flasin anglisht, udhëheqësit dhe stafi akademik i Universitetit.
Ligjërata bashkë organizohet nga Universiteti i Prizrenit dhe Akademia Diplomatike e Kosovës.
Ftoheni të përcillni ligjëratën!
