Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

“Unë konsumoj prodhime vendore po Ju”, “Bojkoto prodhimet e huaja”

20 Tetor 2014

Në kuadër të javëve të Biznesit Kosovar,  me slloganin “Unë konsumoj prodhime vendore po Ju”, “Bojkoto prodhimet e huaja”, kanë vazhduar aktivitetet në Prizren, ku para studentëve të Universitetit publik “Ukshin Hoti” në Prizren, janë promovuar prodhimet e kësaj ane.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Dhomës Kombëtare Tregtare, tha para studentëve se projekti tashmë tradicional “Unë konsumoj prodhime vendore po Ju”, “Bojkoto prodhimet e huaja”, ka nisur para kohës për shkak të  dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare. Ai tregoi se aktivitetet për vetëdijesimin e qytetarëve për të konsumuar prodhimet vendore, do të vazhdojnë deri me 28 nëntor, ku pos në trevat shqiptare edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe Azisë.

“Projekti ka për qëllim rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së vetëdijes së qytetarëve për të konsumuar prodhimet vendore”, tha Agimi Shahini.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Dhomës Kombëtare Tregtisë, kërkoi nga studentët që të ndikojnë te të afërmit e tyre dhe më gjerë që të bojkotojnë prodhimet e huaja, sidomos atyre serbe. Sipas tij duhet rritur vetëdija e konsumimit të prodhimeve kosovare e të cilat janë të cilësisë së lartë dhe të sigurta.

Sipas tij  nga Serbia drejt Kosovës importohen mallra në vlerë mbi 500 milionë euro dhe duhet që kjo përqindje të ulet në maksimum.

“Për të minimizuar eliminuar prodhimet serbe në Kosovë, duhet që ato të bojkotohen dhe mos konsumohen nga qytetarët. Me këtë do të përfitonte Kosova dhe parat e gatshme të cillat eksportohen në Serbi e gjetiu, do të investohen në Kosovës dhe do të kishte rritje më të madhe ekonomike, ulje të papunësisë dhe rritje të prodhimtarisë”, tha Agimi Shahini.

Sipas tij Serbia dhe qytetarët e saja, u pa se çfarë i bëjnë shqiptarëve dhe kjo do të ishte arsyeja edhe më e madhe për ti bojkotuar prodhimet serbe.

Kryetari i AKB-së, tregoi se qindra studentë të UPZ-së, pas marrëveshjes me AKB-në kanë kryer praktikën në kompanitë prodhuese të kësaj ane, e cila praktikë do të vazhdoi edhe në të ardhmen.

Liman Asllani, koordinator i AKB-së për Prizren, tha se aktivitet promovuese të prodhimeve vendore kanë rëndësi të madhe për vetëdijësimin e qytetarëve për konsumin e tyre dhe zëvendësimin e atyre të huajat.

Bekim Berisha, dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prizrenit, falënderoi AKB-në për realizimin e panairit para studentëve të Prizrenit.  Sipas tij  studentët e këtij institucioni po vazhdojnë praktikën nëpër fabrikat prodhuese, e cila praktik do të ndikoi në formësimin e tyre.

 

Shpesh herë studentët aty ku mbarojnë praktikën edhe punësohen dhe kjo ka rëndësi të madhe.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas