Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Prof. Dr. Ramë Vataj, nisi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

27 Tetor 2014

Prof. Dr. Ramë Vataj, nisi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Prof. Dr. Ramë Vataj, të hënën, më 27.10.2014, ka pranuar zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, nga ana e u. d. të rektorit të gjertanishëm, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini. Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, rektori Vataj falënderoi të gjitha menaxhmentet e gjertanishme për punën e bërë në të mirë të Universitetit dhe u zotua që do të punojë me të gjitha kapacitetet e tij për ta zhvilluar këtë Universitet. “Unë besoj dhe angazhohem me të gjitha kapacitetet e mia njerëzore, akademike e intelektuale dhe i vë në dispozicion të gjithë punëtorëve të Universitetit, kolegëve, stafit akademik dhe asistentëve që të realizojmë qëllimin për një Universitet të zhvilluar në çdo aspekt që do të krenohemi të gjithë”, u shpreh ai, duke shtuar se një respekt të veçanet do të kenë studentët që janë pjesë e Universitetit të Prizrenit. “Nuk do të kursehemi që puna akademike e shkencore e Universitetit të Prizrenit të avancohet. Unë zotohen se bashkë me stafin që do ta kem, do të jemi në shërbim të gjithëve dhe do ta kemi parim të respektojmë ligjin dhe statutin dhe rregulloret që kanë të bëjnë me arsimin e lartë dhe do të punojmë ndershmërisht dhe paanshmërish në të mirën e të gjithëve”, është zotuar rektori Vataj.

U. D. i gjertanishëm i rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, tha se rektori i ri ka një përvojë pedagogjike mjaftë të gjatë dhe shprehu besimin e tij  që Rektori Vataj bashkë me menaxhmentin e ri dhe të gjithë punëtorët do ta qojnë përpara Universitetin.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryesuesi i Këshilli Drejtues të UPZ—së, Avdulla Aliu, zv.kryesuesi z. Bekim Gashi dhe zyrtarë të tjerë të Universitetit.

“Së bashku të gjithë duke e dhënë kontributin ky Universiteti do të shkojë përpara dhe për këtë nuk dyshoj. Reaktorit të ri i dëshiroj shëndet dhe sukses në punën e mëtutjeshme”, u shpreh Shemsidini.

 

Ndërkaq, edhe Kryetari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Prof. Dr. Avdullah Aliu, e uroi rektorin e ri për marrjen e detyrës duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë. ” Urojmë për një ardhmëri të mirë të këtij Universiteti”, u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues të UPZ-së.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas