Rektori Vataj priti në një takim drejtorin e Policisë në Rajonin e Prizrenit
28 Tetor 2014
Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit Publik “Ukshin Hoti”, të martën e ka pritur në takim drejtorin e Policisë së Rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqin me bashkëpunëtor. Krasniqi e uroi rektorin Vataj për marrjen në drejtim të UPZ-së duke i uruar suksese në punë. Ai e siguroi rektorin për mbështetjen e pa kursyer të policisë aty ku parashihet nevoja. Rektori Vataj e falënderoi drejtorin e Policisë në Rajonin e Prizrenit për vizitën dhe gatishmërinë për mbështetje, të tempullit të dijës, Universitetit të Prizrenit. Vataj theksoi se Universiteti do të jetë i gatshëm që të bashkëpunoj me organet e rendit në çdo rrethanë. Ai e siguroi drejtorin Krasniqi që Universiteti është i hapur për të ofruar ndonjë kuotë të posaçme për personelin e policisë, në nivelin mastar ose në studimet themelore në lëmit e caktuara, nëse parashihet nevoja, me qëllim që të ngritën kapacitetet e policisë dhe të kemi organe të rendit sa më profesionale dhe kompetente.
Prizren, më: 28.10.2014
