Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në një takim drejtorin e Policisë në Rajonin e Prizrenit

28 Tetor 2014

Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit Publik “Ukshin Hoti”, të martën e ka pritur në takim drejtorin e Policisë së Rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqin me bashkëpunëtor.  Krasniqi e uroi rektorin Vataj për marrjen në drejtim të UPZ-së duke i uruar suksese në punë. Ai e siguroi rektorin për mbështetjen e pa kursyer të policisë aty ku parashihet nevoja.  Rektori Vataj e falënderoi drejtorin e Policisë në Rajonin e Prizrenit për vizitën dhe gatishmërinë për mbështetje, të tempullit të dijës, Universitetit të Prizrenit. Vataj theksoi se Universiteti do të jetë i gatshëm që të bashkëpunoj me organet e rendit në çdo rrethanë. Ai e siguroi drejtorin Krasniqi që Universiteti është i hapur për të ofruar ndonjë kuotë të posaçme për personelin e policisë, në nivelin mastar ose në studimet themelore në lëmit e caktuara, nëse parashihet nevoja, me qëllim që të ngritën kapacitetet e policisë dhe të kemi organe të rendit sa më profesionale dhe kompetente.

 

Prizren, më: 28.10.2014

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas