Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj takoi përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UPZ-së

28 Tetor 2014

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të martën, në ditën e dytë të punës në këtë pozitë ka takuar përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor duke bartur mesazhin e qartë se studentët janë arsyeja pse UPZ ekziston. “Unë jam i juaji në shërbimin tuajin, në çdo kohë”, i siguroi rektori Vataj përfaqësuesit e studentëve.

Ai i përgëzoi ata për kërkesat parimore dhe përparimtare për të kërkuar një rektor adekuat për Universitetin.

Rektori Vataj theksoi se do të angazhohet për kushte më të mira për studentët dhe se dera tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij do të jetë e hapur për çdo kërkesë që do të adresohet për të mirën e studentëve.

Ndërkaq, Kryetari i Parlamentit Studentor të UPZ-së, Nehat Gashi, e uroi Vatajn për pozitën e rektorit, duke e cilësuar atë si zgjedhjen më të mirë të mundshme për Universitetin ngase siç theksoi ai, Prof. Dr. Ramë Vataj, ka bagazhin akademik dhe përvojën për të zhvilluar Universitetin në çdo aspekt. Gashi e siguroi rektorin Vataj se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Parlamentit Studentor në punën si rektor.

 

Prizren, më: 28.10.2014

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas