Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta uruan Vatajn për marrjen e pozitës së rektorit të UPZ-së
29 Tetor 2014
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj vazhdon të pranojë urime të shumta nga krerë të institucioneve të ndryshme dhe faktor relevantë për marrjen në drejtim të këtij universiteti. Në këtë kuadër sot pasdite, rektori Vataj ka pritur në një takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, në Prizren. Ata e uruan Vatajn për marrjen e detyrës së rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti”, duke i dëshiruar suksese në punë. Rektori Vataj i falënderoi përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e shenjtë e UÇK-së për vizitën dhe urimet dhe i siguroi se kjo shtresë e shoqërisë do të ketë trajtim të veçantë në mandatin e tij si rektor i UPZ—së. Ai theksoi e falë kontributit në veçanti të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuuar për çlirimin e vendit, sot Kosova e gëzon lirinë dhe shtetësinë.
Prizren, më: 29.10.2014
