Krerët e BIK në Prizren dhe drejtori i Spitalit Regjional, e uruan Rektorin Vataj për detyrën
05 Nëntor 2014
Prof. Dr. Ramë Vataj, të mërkurën ka pritur në një takim një delegacion nga Bashkësia Islame e Kosovës, Dega në Prizren, të cilët e kanë uruar për marrjen e kësaj detyre duke i dëshiruar suksese në punë. Delegacioni ishte në përbërje të Lutfi Ballëku, kryetar i BIK për Prizren, Ali Vezaj, krye imam i BIK për Prizren dhe zyrtar të tjerë.
Rektori Vataj i falënderoi për vizitën dhe urimet krerët e BIK-ut për Prizren, si lider shpirtëror të qytetarëve të kësaj komune, duke marr parasysh që mbi 90 e popullsisë në këtë komunë janë myslimanë. Ai theksoi se do të bashkëpunoj ngushtë me përfaqësuesit e komunitetit mysliman dhe përfaqësuesit komuniteteve detare të tjera, e në këtë komunë për çështje të interesit të dyanshëm.
Ballëku dhe Vezaj theksuan se UPZ ka fituar një rektor të përgatitur dhe i cili vjen nga rajoni i Prizrenit dhe se nuk dyshojnë në suksesin e tij, duke i ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të plotë.
Ndërkaq gjatë ditës, edhe Dr. Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit Regjional në Prizren, e ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku ka takuar rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj, të cilën e ka uruar për detyrën duke i dëshiruar suksese në punë. Avdaj theksoi se UPZ ka fituar një rektor që ka përgatitjen dhe vlerat adekuate për të zhvilluar këtë universitet.
Rektori Vataj e falënderoi drejtorin Avdaj për vizitën dhe urimet dhe theksoi se do të kenë bashkëpunim të ngushtë për të realizuar pjesë të vizionit të tij për këtë Universitet. Ai theksoi se do të bënë analizën paraprake për mundësitë e hapjes së një drejtimi në Logopedi dhe Infermieri dhe në këtë kuadër roli i tyre do të jetë shumë i nevojshëm. Rektori Vataj theksoi se nëse vlerësohet se do të kemi kapacitete dhe kuadro atëherë ne do të hapim një drejtim në këto lëmi që mendojmë se do të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore më kualitative në Spitalin Regjional dhe në institucionet tjera shëndetësore.
Drejtori Avdaj e siguroi Rektorin Vataj se do të ketë mbështetjen e menaxhmentit të Spitalit Regjional dhe të gjitha kapacitetet e këtij spitali do të jenë në funksion të realizimet kësaj nisme dhe çfarëdo nisme ku ata do të mund të japin kontribut.
Prizren, më: 05.11.2014
