Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në një takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Prizren

10 Nëntor 2014

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të hënën ka pritur në një takim përfaqësuesit e komunitetit romë në Prizren, Jolxhi Shala, kryetar i KNRP-së dhe Kujtim Pacaku, deputet i Kuvendit Kosovës nga ky subjekt politik.

Rektori Vataj theksoi se si të gjithë të tjerë edhe studentët e këtij komuniteti do t’i mbështesë që të kenë mundësi të sigurojnë shkollim universitar që nesër të bëhen të zotë e vetvetes dhe të kontribuojnë për familjet  e tyre dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Përfaqësuesit e këtij komuniteti kërkuan nga UPZ që të krijojë një kuotë për regjistrim të studentëve nga kjo kategori e shoqërisë, që tu jepet mundësia për shkollim, pasi që kjo është pika më e dobët e këtij komuniteti.

Rektori Vataj i siguroi se këtë çështje do ta diskutoj në MASHT, pasi që është kompetent për caktimin e kuotave dhe se do të bëjë çfarë është e mundur që në suaza të ligjit të sigurohet përfshirje në arsimin e lartë edhe për këtë kategori të shoqërisë përmes krijimit të një kuote të posaçme.

 

Prizren, më: 10.11.2014

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas