Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në një takim drejtorin e Postës së Kosovës

08 Dhjetor 2014

Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka pritur në një takim drejtorin e Postës së Kosovës, z. Sejdi Hoxha, me bashkëpunëtor.

Temë bosht në këtë takim ishte mundësia e ofrimit të shërbimeve më të lira dhe ofrimi i praktikës për studentë nga ana e Postës së Kosovës.

Drejtori i Postës, Hoxha njoftoi Rektorin Vataj se PK-ja është e licencuar për të ofruar shërbime financiare jo bankare  dhe se shërbimi i pagesave nga ana tyre është më i lirë se institucionet bankare. Ai theksoi se deri më tani PK ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim me shumë institucione publike dhe se në këtë kuadër janë të interesuar që të bashkëpunojnë edhe me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Hoxha shtoi se Posta e Kosovës është ndërmerrje publike 100 për qind e Kosovës, ku aksionari kryesor është Qeveria e Kosovës.

Rektori Vataj theksoi se mirëpret çdo nismë të Postës së Kosovës për të ofruar shërbime më të lira  për studentët e UPZ-së, dhe se në këtë kuadër do të angazhohet që në suaza të ligjit pas konsultimit të Këshillit Drejtues të vendoset për arritjen e bashkëpunimit konkret.

Rektori Vataj kërkoi nga ane drejtorit të Postës që të mundësojnë si ndërmarrje publike mbajtjen e praktikës për studentët e profileve përkatëse të UPZ-së, dhe se kjo pikë të jetë në marrëveshjen e bashkëpunimit.

Drejtori Hoxha theksoi se Posta do të mundësojë tani e tutje mbajtjen e praktikës për studentët e Universitetit “Ukshin Hoti”.

 

Për bashkëpunimin konkret u dakorduan që të vazhdojnë konsultimet në të ardhmen.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas