Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Marmara në Turqi

12 Dhjetor 2014

Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i shoqëruar nga z. Soner Yildirim, koordinator i Departamentit të Gjuhës Turke në UPZ dhe z. Rrahim Morina, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, kanë zhvilluar një vizitë tre ditore në Turqi, ku kanë vizituar Universitetin e Anadollit në Eskishehir dhe Universitetin Marmara në Stamboll. Me këtë të fundit gjatë kësaj vizite është nënshkruar edhe marrëveshje për bashkëpunim.

Rektori Vataj dhe rektori i Universitetit Marmara, Prof. Dr. Emin Arat, e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit dhe u zotuan se do të kujdesen që të zbatohet në praktikë. Marrëveshja përfshinë shkëmbimin e studentëve për nivelin mastar dhe të doktoratës, shkëmbimin e profesorëve dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.

Rektori Vataj i ftoi përfaqësuesit e këtij universiteti që të vizitojnë UPZ-në ku do të bisedohet në detaje për konkretizimin e bashkëpunimit në të ardhmen në fushat përkatëse.

Ndërsa me përfaqësues të Universitetit të Anadollit është biseduar për konkretizimin e bashkëpunimit, pasi që kohë më parë me këtë universitet është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim. Rektori Vataj dhe Rektori i Universitetit të Anadollit, Prof. Dr. Naci Gundogan, biseduan për mundësinë e bashkëpunimit për implementimin e programit E-learning në UPZ dhe për shfrytëzimin e Bibliotekës Elektronike të këtij universiteti për studentët dhe profesorët e UPZ-së.

Gjatë kësaj vizite delegacioni nga UPZ ka vizituar edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll që udhëhiqet nga Konsulli z. Rrahim Morina, ku u njohën nga afër për punën e kësaj konsullate në shërbim të bashkatdhetarëve tanë në Turqi. Vlen të theksohet se katalizator i marrëveshjes me Universitetin Marmara ishte z. Morina, i cili ka përcjellur delegacionin edhe gjatë vizitës në Eskishehir në Universitetin Anadolli. Konsulli Morina, ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë të gjitha universitetet publike  në Kosovë që kanë marrëveshje me universitetet turke, konkretizimin e tyre.

Prizren, më: 12.12.2014

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas