Urimi i Rektorit Vataj për festat e fundvitit
25 Dhjetor 2014
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uron Krishtlindjet, duke u lutur për paqe, lumturi dhe mirëqenie në familjet e tyre. Me këtë rast, rektori Vataj të gjithë studentëve, profesorëve dhe stafit administrativ të UPZ-së ua uron Vitin e Ri 2015, duke u dëshiruar shëndet dhe realizim të gjithë aspiratave të tyre në të gjitha sferat e jetës.
Prizren, 24.12.2014 Rektorati
