Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në një vizitë komandantin e KFOR-it turk në Prizren

06 Janar 2015

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të martën ka pritur në një vizitë komandantin e KFOR-it turk në Prizren, Omer Faruk Demircioglu. Temë bosht  e takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të UPZ-së dhe KFOR-it turk në Prizren.

Rektori Vataj e falënderoi atë, për mbështetjen e gjertanishme të Universitetit nga KFOR-i turk, nga universitetet turke por edhe nga shteti turk në përgjithësi. Ai po ashtu e njoftoi komandantin Demircioglu se në vizionin e tij prioritet e ka bashkëpunimin edhe me shtetin turk duke marr parasysh raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve dhe duke marr parasysh që në UPZ ekziston departamenti në gjuhën turke. Rektori Vataj theksoi se do të mbështes hapjen edhe të drejtimeve të reja në gjuhën turke, nëse vlerësohet se ka kuadër akademik përkatës të kualifikuar.

Komandanti i KFOR-it turk, Omer Faruk Demircioglu e përgëzoi rektorin Vataj për punën e tij si rektor i UPZ-së dhe për gatishmërinë për të mbështetur komunitetin turk përmes hapjes së drejtimeve në këtë gjuhë në UPZ. Ai e siguroi rektorin Vataj se do të mbështesin UPZ-në edhe në të ardhmen si deri më tani.

Vlen të theksohet se KFOR-i e ka ndihmuar UPZ-në përmes hapjes së një biblioteke dhe pajisjen me të gjithë inventarin përkatës dhe me një fond të caktuar të librave.

 

Prizren, më: 06.01.2015

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas