Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani

20 Janar 2015

Në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani. Ai gjatë ditës së hënë ka takuar Rektorin e Universitetit Konstanz në Gjermani, Prof. Dr. Ulrich Rüdiger, Prof. Dr. Silvia Mergenthal, Prorektore për marrëdhënie ndërkombëtare dhe zonjën Regina Sonntag-Krupp, udhëheqëse e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare. Në takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve në fushat akademike, shkëmbin e studentëve, profesorëve dhe ndihmën e këtij universiteti prestigjioz evropian për zhvillimin e mëtutjeshëm të Universitetit të dytë publik në vend, Universitetit të Prizrenit. Pjesë e delegacionit të UPZ në Gjermani është edhe Prof. Ass. Bashkim Zahiti, profesor në UPZ, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ-së, një kuadër që vjen nga universitetet prestigjioze gjermane.

Në këtë kuadër objektiv i Rektorit Vataj është edhe avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mobiliteti i personelit të universitetit dhe studentëve. Rektori Vataj krahas konkretizimit të realizimit të marrëveshjeve të deritanishme me universitetet ndërkombëtare në regjion dhe më gjerë, synon edhe lidhjen e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me universitetet e ndryshme evropiane.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas