Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në një takim anëtarët e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

09 Shkurt 2015

Anëtarët e Komisiont të Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, të hënën kanë vizituar Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ku janë pritur nga rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Ramë Vataj. Delegacioni ishte në përbërje nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, Zëvendëskryetari i parë, Salih Morina, anëtarëtTeuta Haxhiu dhe Shpejtim Bulliqi. Fillimisht anëtarët e këtij komisioni uruan rektorin Vataj për detyrën duke i dëshiruar suksese në punë. Ata e njoftuan Rektorin Vataj për punët që janë duke i bërë në hartimin e DraftLigjit për Arsimin e Lartë dhe kërkuan nga menaxhmenti i UPZ-së që të japin sugjerimet dhe rekomandimet përkatëse.

Rektori Vataj i falënderoi anëtarët e Komisionit për vizitën dhe i njoftoi ata me të arriturat që janë shënuar në UPZ që nga themelimi dhe me vështirësitë që është ballafaquar dhe që vazhdon të ballafaqohet ky universitet. Ai kërkoi nga anëtarët e këtij Komisioni funksional të Kuvendit të Kosovës që të mbështesin UPZ-në në adresimin e nevojave që ka, si në aspektin e rritjes së buxhetit ashtu edhe në rritjen e numrit të punëtorëve të lejuar që të punësoj.

Anëtarët e Komisionit u zotuan se do të kujdesën për adresimin e nevojave të këtij Universiteti si edhe të gjithë universiteteve të tjera publike në vend.

Prizren, më: 09.02.2015

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas