Rektori Vataj priti në një takim një delegacion të Grupit të Miqësisë nga Asambleja Nacionale e Francës
01 Prill 2015
Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pritur një delegacion të Grupit të Miqësisë nga Asambleja Nacionale e Francës të cilët janë duke e vizituar Republikën e Kosovës. Delegacioni i Asamblesë së Francës ishte në përbrërje nga Znj. Geneviève GOSSELIN-FLEURY, Kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë – Francë; Z. Francis HILLMEYER Nënkryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë – Francë; Z. René ROUQUET, Anëtar i Grupit të Miqësisë Kosovë – Francë; Z. Pierre-Yves LE BORGN, Anëtar i Grupit të Miqësisë Kosovë – Francë; Një deputet i opozitës mbetet të përcaktohet; Z. Thierry BEAUGENDRE, Sekretar administrativ i Grupit të Miqësisë; Znj. Roxane BAUX, atashe parlamentare e Kryesueses GOSSELIN-FLEURY.
Rektori Vataj i njoftoi me të arriturat në UPZ dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky universitet. Ai gjithashtu bëri të ditur vizionin e tij për zhvillimin e këtij universiteti.
