Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

01 Prill 2015

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.

Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet.

Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti.

Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir.

Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse.

Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas