U MBAJT EDICIONI I II-TË I PANAIRIT TË KARRIERËS
08 Korrik 2014
Ne kuadër të projektit për përkrahje zhvillimit të qëndrueshëm të strukturave të sigurimit të cilësisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, përkrahur nga Komisioni Evropian përmes Programit të TEMPUS, më 28.05.2014, është organizuar Edicioni i Dytë i Panairit të Karrierës. Në këtë panair kanë marr pjesë disa kompani nga regjioni i Prizrenit, ndërsa qindra student nga UPZ kanë komunikuar me ta për mundësitë që ofrojnë për punësim.
Në mënyrë që të asistojë në arritjen e misionit dhe vizionit të vet për të ardhmen, UPZ ka dizajnuar strategjit të sigurimit të cilësisë. Strategjia krijon bazën për procedurat e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Universitet.
Universiteti “Ukshin Hoti” është i angazhuar të ofrojë të gjitha pajisjet për të përkrahur studentët në mësimnxënie, avancim të karrierës, nevojat shoqëror dhe në veçanti në kohezionin shoqëror.
Në këtë kontekst duhet theksuar se kompanitë me promovimin e aktiviteteve të veta ofrojnë mundësi karriere studentëve ose shansin për të fituar eksperiencë të vyer që mund të zbatohet në një karrierë sidomos në sektorin privat. Kurse nga ana tjetër studentët mund të marrin informacione për punësimi dhe të mësojnë për aftësitë e kërkuara për vende të caktuara pune.
Përfundimi i suksesshëm i studimeve universitare hap një botë sfidash dhe mundësish për studentët e diplomua dhe motivuar duke përfshirë të gjithë spektrin vendor dhe ndërkombëtar si në atë publik dhe në atë privat.
