Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj merr pjesë në Konferencën VII Shkencore Ndërkombëtare në Ulqin

05 Prill 2015

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj i shoqëruar edhe nga zv.kryesuesi i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Dr. Sc. Bekim Gashi në cilësinë e bashkorganizatorit ka marr pjesë në Konferencën VII Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Periudha post konfliktuale në Ballkan: ndërtimi i paqes dhe integrimi i Ballkanit në BE dhe NATO” e cila është mbajtur të premten më 03. 04. 2015, në Sallën e Madhe të Komunës së Ulqinit. Kjo Konferencë Shkencore është mbajtur në kuadër të organizimeve të festes tradicionale Ditët e Ulqinit.

Rektori Vataj ka mbajtur një fjalë rasti ku ka përshëndetur të pranishmit duke e cilësuar si evinement të rëndësishëm mbajtjen e kësaj konference shkencore ndërkombëtare. Ai u ka premtuar maturantëve ulqinak se do të kujdesët për krijimin e mundësive për studime në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren pa kuota. Ky zotim i Rektorit Vataj është mirëpritur shumë ku kishte edhe duartrokitje të gjatë në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për mundësinë.

Në këtë Konferencë të cilin e organizoi Instituti për hulumtime shkencore dhe zhvillim, në krye me dr. Elez Osmanin, ishin tubuar rreth 150 shkencëtarë eminent nga dhjetë shtete evropiane dhe nga SHBA-të.

Konferenca është mbajtur me përkrahje të komunës së Ulqinit. Në hapje të tubimit kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka thënë se regjionit i nevojitet bashkëpunimi dhe stabiliteti në mënyrë që të mund të zhvillohet në mënyrë të suksesshme.

Ky ishte qëndrim unik i pjesëmarrësve tjerë të konferencës, ndër të cilët ishte dhe ish kryetari i Shqipërisë Alfred Mojsiu, Rektori i UPZ-së Prof. Dr. Ramë Vataj, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës së Shqipërisë Nora Malaj, ambasadorët e Turqisë, Hungarisë dhe Shqipërisë, koordinatori nacional i Malit të Zi në NATO Vesko Garçeviq, deputetët në Kuvendin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Tivarit Osman Subashi, etj..

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas