Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj u takua me Kryetarin Muja

05 Maj 2015

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të martën, ka vizituar Komunën e Prizrenit, ku është pritur nga Kryetari Prof. Dr. Ramadan Muja, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Kujtim Gashi dhe Drejtori i Urbanizmit, z. Nijazi Kryeziu.

Në takim është diskutuar kryesisht për definimin e pronave të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, për të cilën gjë Drejtoria e Urbanizmit ka nisur procedurat për hartimin e planit detaj urbanistik. Kishte dakordim të plotë që kjo çështje të rregullohet sa më parë.

Rektori Vataj fillimisht falënderoi Kuvendin Komunal, Drejtorinë e Urbanizmit dhe në veçanti kryetarin e Komunës Prof. Dr. Ramadan Muja për mbështetjen permanente të dhënë për Universitetin “Ukshin Hoti” që nga themelimi, ku ka qenë edhe zv.Kryesues i Bordit të Përkohshëm Qeverisës, duke dhënë një kontribut të madh.

Rektori Vataj theksoi se Universiteti është në frekuentohet nga studentë kryesisht të komunave të regjionit të Prizrenit, dhe se është i interesuar që të mbajë raporte dhe të bashkëpunoj me pushtetet lokale, sidomos rreth  lehtësimeve financiare për studentët në transport dhe në aktivitetet kulturore komunale. Ndërsa ai theksoi se pasi që Universiteti i Prizrenit është i vendosur në qyteti e Prizrenit bashkëpunimi me pushtetin lokal në këtë komunë do të jetë permanent.

Ai u zotua se të gjitha obligimet që i ka Universiteti rreth definimit të pronave në kampusin ekzistues do t’i kryejë duke i ofruar bashkëpunim të plotë Drejtorisë së Urbanizmit. Rektori Vataj theksoi se Universiteti është në zgjerim e sipër me programe të reja dhe ndarja e ndonjë parcele përshtatshme në qytet  që të jetë në shërbim të Universitetit është e mirëseardhur.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Prof. Dr. Ramadan Muja theksoi se është fat i mirë që Prizreni është bërë seli e universitetit publik, për të cilën gjë kemi kontribuar të gjithë. Ai shtoi se është begati që UPZ tani ka 10 mijë studentë dhe u zotua se nuk do të kursejnë asgjë që Universiteti i Prizrenit të konsolidohet edhe më tutje. Universiteti konitrbuon në përgatitjen e kuadrove të cilët do të jenë në shërbim të zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës, spikati Kryetari Muja.

 

Ndërsa Drejtori i Urbanizmit, z. Nijazi Kryeziu theksoi se ai dhe drejtoria e tij do të mbështesin universitetin në çdo aspekt që u kërkohet. Kryeziu bëri të ditur se kanë nis procedurat për bërjen e një Plani detal urbanistik për zonën ku është i vendosur Universiteti “Ukshin Hoti” dhe ftoi stafin përkatës të UPZ që të jetë pjesë e çdo faze të hartimit të këtij plani në mënyrë që të definohet gjithçka dhe që të jetë në funksion të zhvillimit të këtij universiteti komfor rregullave përkatëse.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas