Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj e Kryeprokurori Hoxha diskutojnë për mundësimin e kryerjes së praktikës nga studentët në Prokurorinë Themelore në Prizren

06 Maj 2015

Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti”, të mërkurën ka pritur në një takim, Kryeprokurorin në Prokurorinë Themelore në Prizren, z. Sylë Hoxha. Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Universitetit dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, rreth organizmit të praktikës për studentët e Fakultetit Juridik.

Rektori Vataj theksoi se është në interesin e Universitetit që të lidhë bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, në mënyrë që studentët e fushës përkatëse të kenë mundësi më të mëdha për të kryer praktikën. Marrëveshje të ngjashme ai theksoi se kohë më parë është arritur me Gjykatën Themelore në Prizren, ku një numër i studentëve tani më vijojnë praktikën.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, z. Sylë Hoxha, theksoi se Institucioni që ai drejton është i hapur për të mbështetur UPZ-në në këtë kuadër dhe në mënyra të tjera me qëllim që ky universitet të zhvillohet sa më mirë.

 

Në takim u arrtit pajtueshmëri që të realizohen edhe takime të tjera për diskutimin e marrëveshjes së bashkëpunimit e cila pritet të realizohet së shpejti.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas