Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Ministri Bajrami: Universiteti i Prizrenit është një storie e suksesit

20 Maj 2015

Ministri Bajrami: Universiteti i Prizrenit është një storie e suksesit

Debati për Projektligjin për Arsimin e Lartë, të mërkurën ka vazhduar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizreni, me udhëheqësit e njësive akademike, senatorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, ku ka marr pjesë edhe Ministri i MASHT, Prof. Dr. Arsim Bajrami me bashkëpunëtor dhe Rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Ramë Vataj. 
Fillimisht Ministri i Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisëtheksoi se Universiteti i Prizrenit është një storie e suksesit, për faktin se ka programe atraktive dhe do të jetë përherë në fokus të interesimit të të rinjve që të kryejnë shkollimin e lartë në Prizren duke shtuar se janë duke punuar për pavarësimin e plotë akademik dhe financiar të tij deri në fund të këtij viti. Gjithashtu ai theksoi se UPZ e gëzon mbështetjen e plotë të MASHT në të gjitha aspektet me qëllim që ky universitet të konsolidohet edhe më mirë. 
Ndërkaq, Ministri Bajrami ka theksuar se janë duke synuar të bëjnë një reformë në arsimin e lartë në shumë aspekte me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe menaxhim sa më të mirë dhe të vendosin standarde të larta. 
Në këtë kuadër ministri Bajrami ka theksuar se është forcuar roli i Senatit në Universitet, duke i dhënë të gjitha kompetencat e vendimmarrjes akademike dhe rol vendimtar në zgjedhjen e rektorit, i cili sipas ligjit të ri, duhet të jetë kuadër i pjekur akademik dhe jo në proces të avancimit, që të jetë edhe një menaxher i mirë. 
Ministri i MASHT i siguroi të gjithë pjesëmarrësit se kontributi i tyre në këtë fazë të diskutimit publik të ProjektligjIt për Arsimin e Lartë do të merret parasysh në draftin final që do të procedohet për miratim. 
Ndërkaq, Rektori Vataj theksoi e organet e Universitetit “Ukshin Hoti” do të japin kontributin e tyre që të jetë një ligj sa më i mirë për Arsimin e Lartë, duke shtuar se ka pas përpjekje edhe më herët për reforma në arsimin e lartë mirëpo për shkaqe të ndryshme procesi ka mbet pezull deri më tani. 
Dr. Bekim Gashi, zëvendëskryesues i Këshillit Drejtues theksoi se vendosja e standardit sa i përket punimeve shkencore të indeksuara në Web of Science dhe në Scopus është mjaft i qëlluar dhe kjo duhet të definohet aty ku thuhet që Komisionet Recensuese të vlerësojnë punime në ndonjë revistë jashtë këtyre dy mekanizmave. Ndërkaq sa i përket zgjedhjes së Rektorit, me qëllim të mos krijimit të situatave bllokuese do të ishte mirë që Senati ti procedoj dy kandidat për Rektor në Këshillin Drejtues.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas