Në UPZ u mbajtën një sërë ligjëratash të hapura nga profesorë me renome ndërkombëtare
22 Maj 2015
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren këtë javë janë mbajtur një sërë ligjëratash të hapura nga profesorë eminentë në fusha të ndryshme.
Rektori i UPZ, Prof. Dr. Ramë Vataj i ka vlerësuar shumë të rëndësishme për studentët dhe të gjithë të interesuarit organizmin e këtyre ligjëratave, të cilët mund të mësojnë gjëra të reja që nuk mund t’i ndjekin në studimet e tyre, e të cilat mund tu shërbejnë shumë në jetë.
Prof. dr. Simon Edëards nga Universiteti Roehempton të Londrës ka mbajtur ligjëratën me temën: Poezia (dhe drama angleze), po këtë ditë Prof.dr.Mark Marku një kuadër nga Universiteti i Sorbonës, ligjëruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës ka mbajtur ligjëratë mjaftë përmbajtjesore që nxiti debat të mirëfilltë, me temë Etika e re e edukimit në kushtet e teknologjive të reja të komunikimit. Po ashtu Prof. Dr. Refik Kadija, nga Universitetii Shkodres ka mbajtur ligjerate.
Ndërkaq, Prof. Dr. Suzana Panariti, profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ka mbajtur ligjëratë me temë: Menaxhimi i Operacioneve - Impakti kritik i tij në çdo Biznes".
Ligjëratat publike kanë vazhduar edhe të shtunën, ku në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, Robert Gjedia ka mbajtur ligjëratë me temë, "Kurrikula, modelet dhe dimensionet e saj", kurse Prof. Dr. Ismet Salihu ka mbajtur ligjëratë me temë: Parimi i legalitetit në Të Drejtën Penale.
Kjo praktikë do të bëhet tradicionale viteve në vijim.
