Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në UPZ u mbajtën një sërë ligjëratash të hapura nga profesorë me renome ndërkombëtare

22 Maj 2015

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren këtë javë janë mbajtur një sërë ligjëratash të hapura nga profesorë eminentë në fusha të ndryshme.

Rektori i UPZ, Prof. Dr. Ramë Vataj i ka vlerësuar shumë të rëndësishme për studentët dhe të gjithë të interesuarit organizmin e këtyre ligjëratave, të cilët mund të mësojnë gjëra të reja që nuk mund t’i ndjekin në studimet e tyre, e të cilat mund tu shërbejnë shumë në jetë.

Prof. dr. Simon Edëards nga Universiteti Roehempton të Londrës ka mbajtur ligjëratën me temën:  Poezia (dhe drama angleze), po këtë ditë Prof.dr.Mark Marku një kuadër nga Universiteti i Sorbonës, ligjëruar në Universitetin Shtetëror  të Tiranës ka mbajtur ligjëratë mjaftë përmbajtjesore që nxiti debat të mirëfilltë, me temë Etika e re e edukimit në kushtet e teknologjive të reja të komunikimit. Po ashtu Prof. Dr. Refik Kadija, nga Universitetii Shkodres ka mbajtur ligjerate.

Ndërkaq, Prof. Dr. Suzana Panariti, profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ka mbajtur ligjëratë me temë: Menaxhimi i Operacioneve - Impakti kritik i tij në çdo Biznes".

Ligjëratat publike kanë vazhduar edhe të shtunën, ku në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, Robert Gjedia ka mbajtur ligjëratë me temë, "Kurrikula, modelet dhe dimensionet e saj", kurse Prof. Dr. Ismet Salihu ka mbajtur ligjëratë me temë: Parimi i legalitetit në Të Drejtën Penale.

 

Kjo praktikë do të bëhet tradicionale viteve në vijim.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas