Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Dr. Sc. Bekim Gashi zgjedhet kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së

02 Korrik 2015

Me votim unanim Dr. Sc. Bekim Gashi, të enjten është zgjedhur kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i cili është organi më i lartë i këtij institucioni. Ndërsa zv.kryesues është zgjedhur Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu. Zgjedhjen e tyre e kanë përshëndetur të gjithë anëtarët e KD-së, duke ju uruar suksese në drejtim të këtij organi të rëndësishëm të UPZ-së.

Kryesuesi i deritashëm i KD-së së UPZ-së, Prof. Dr. Abdulla Aliu, me rastin e pranim dorëzimit të detyrës i falënderoi të gjithë anëtarët e KD-së dhe Rektorin, Prof. Dr. Ramë Vataj, për bashkëpunim korrekt në të mirë të institucionit.  Aliu i uroj sukses në punë kryesuesit dhe zv.kryesuesit të ri të KD-së, duke ju ofruar bashkëpunim të plotë në avancimin e proceseve në të cilat gjendet UPZ. Gjithashtu edhe Rektori Vataj dhe anëtarët e tjerë të KD-së e falënderuan për punën e bërë kryesuesin e gjertanishëm dhe e uruan për detyrën e re kryesuesin Gashi, duke i dëshiruar suksese.

Kryesuesi i ri i KD-së, Dr. Sc. Bekim Gashi, pasi i falënderoi anëtarë te KD-së për besimin e dhënë për drejtimin e këtij organi të rëndësishëm, shprehi mirënjohje të sinqertë për punën e mirë që ka bërë kryesuesi i deritashëm i KD-së së UPZ-së, në proceset e rëndësishme që ka kaluar universiteti, duke e theksuar kontributin konstruktiv dhe vendimtar në rregullsinë e procesit të zgjedhje së menaxhmentit të ri.

Edhe zv.kryesuesi i KD-së, Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu e mbajti fjalë rasti duke i falënderuar anëtarët e KD-së për besimin e dhënë. Një ashtu edhe Zejnullahu falënderoi kryesuesin e gjertanishëm, për punën e mirë që ka bërë në drejtim të KD-së së UPZ-së.

Në bazë të Statutit të Universitetit zgjedhja e Kryesuesit dhe zv.kryesueit të KD-së bëhet çdo një vit. Këshilli Drejtues është organi më i lartë qeverisës së Universitetit.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas