Urimi i Rektorit Vataj për festën e Kurban Bajramit!
23 Shtator 2015
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, studentëve, mësimdhënësve, stafit të administratës të UPZ-së dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam ua uron festën e Kurban Bajramit. Në këtë ditë të shenjtë le të mbretëroj mirësia, solidariteti duke ndihmuar njëri tjetrin, sidomos ata më nevojtarët. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë në kultivimin e vlerave të mirëfillta për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të shëndosh në funksion të zhvillimit të gjithëmbarshëm.
Urime Kurban Bajramin!
Me respekt,
Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor në UPZ
