Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj takoi rektorin e Georgia Geinnet Collage në SHBA, Ph.D. Stanley C.

30 Tetor 2015

Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten ka vazhduar vizitën në Georgia Geinnet Collage ( GGC ) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me presidentin e këtij universiteti, Ph.D. Stanley C. Preczewski, ku është diskutuar për bashkëpunim në mes të dy universiteteve. Rektori i GGC shprehi gatishmërinë që të filloj bashkëpunimi për të sjell edhe studentë nga UPZ për të studiuar në këtë universitet në SHBA. Rektori Vataj e falënderoi Rektorin e GGC për pritjen e organizuar dhe për vullnetin e shprehur për të bashkëpunuar me UPZ-në, e cila që do t’i kontribuoj zhvillimit të këtij universiteti dhe afirmimit ndërkombëtar.

Ndërkaq Rektori Vataj i shoqëruar edhe nga Berat Gegaj, kryetar i organizatës Kosovo HOPE, Grace -Erin Burchik , GGC , Cheryl dhe Funwi, kanë takuar edhe kryetarin e Lilburn, Johnny Crist.  Kryetari i komunës ishte shumë këmbëngulës që të filloj bashkëpunimi sa më parë.

Po ashtu Rektori Vataj ka takuar edhe nxënësit kosovar që janë duke studiuar në SHBA në kuadër të programit të këmbimit  “Kosovo HOPE”, ku është takuar edhe me drejtorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare  z. Funwi dhe drejtoreshën e programeve të këmbimit znj. Cheryl.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas