Vizitë studimore të Kalaja e Prizrenit
07 Nëntor 2015
Vizitë studimore të Kalaja e Prizrenit
Studentët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të vitit të parë të Fakultetit të Filologjisë, në bashkë-organizim me udhëheqësin e këtij Fakultetit dhe në mbikëqyrje të profesorit Xhevdet Pantinen vizituan Kalanë e Prizrenit. Kalaja e Prizrenit është e ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike për qytetin e Prizrenit me rrethinë. Kalaja gjendet mbi qytet e Prizrenit. Ajo i ka fillet e saj në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën Bizantine dhe Osmane. Është përdorur ekskluzivisht si Kala deri më 1912. Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Dokumentimet e shkruara për Kalanë nuk mungojnë, por edhe nuk janë të mjaftueshme. Kronisti “Bizantin Prokopi i Cezares” me veprën “De aedificiis” – “Mbi ndërtimet”, i cili në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, dëshmohet për herë të parë edhe kjo Kala me emrin “Petrizen”, që i përket emrit të sotshëm të Prizrenit. Këto dhe shumë informacione të tjera i përshkroi historiani z.Azdren Shala, i cili gjatë gjithë kohës së vizitës na informoi për vlerat dhe lashtësinë e Kalas.
Vizita të tilla studimore do të organizohen edhe në qendra dhe qytete të tjera arkaike.


Prizren, 05.11.2015
