Rektori Vataj, kryesuesi Gashi dhe prorektori Idrizi vizituan Universitetin e Malit të Zi
14 Nëntor 2015
Rektori Vataj, kryesuesi Gashi dhe prorektori Idrizi vizituan Universitetin e Malit të Zi
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Bekim Gashi dhe Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, Dr. Sc. Sadik Idrizi, kanë zhvilluar një vizitë në Universitetin e Malit të Zi. Kjo vizitë është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Podgoricë.
Me këtë rast delegacioni nga UPZ të shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Srdjan Sentic dhe zv.ambasadori Blerim Xhemajliu, janë takuar me rektorin e UMZ Prof. Radmila Vojvodić , zv.rektorin dhe prorektorin për marrëdhënie me jashtë, Prof. dr Predrag Stanišić, PhD dhe me Prof. dr Maja Baćović, PhD zv.rektore dhe prorektorë për mësim.
Në takim është diskutuar më mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në mes të UPZ-së dhe UMZ-së për bashkëpunim në fushat akademike, si shkëmbim të studentëve, stafit akademik dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët. Pas marrëveshjet pritet brenda një afati të caktuar kohorë të kenë mundësi studentët e UPZ të vijojnë studimet në nivelin Master dhe të Doktoratës në UHZ dhe anasjelltas ndërsa profesorë nga ky universitet të vijnë të ligjërojnë në Fakultetin e Edukimi në drejtimet në gjuhën boshnjake. Po ashtu u diskutua për zbatimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht në fushën e shkencave bioteknike.
Marrëveshja përkatëse në mes të dy universiteteve pritet të realizohet shumë shpejt pas një viiztë që do të realizojnë në UPZ përfaqësuesit e këtij universiteti nga Mali i Zi.
