Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Profesorë nga Shqipëria mbajtën ligjërata në UPZ – prezent ishte edhe ambasadori Minxhozi

18 Nëntor 2015

Profesorë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës të mërkurën kanë mbajtur ligjërata për studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në kuadër të konkretizimit të bashkëpunimin në mes të dy institucioneve të arsimit të lartë. Prezent më këtë rast ishte edhe Qemal Minxhozi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë. Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj i falënderoi për kontributin profesorët nga Shqipëria ndërsa veçanërisht falënderoi ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë për vizitën.

Ambasadori i Shqipërisë, Minxhozi ndërkaq në fjalën e tij theksoi se Kosova nuk mund të konceptohet pa Prizrenin që është qendra e historisë kombëtare shqiptare. “Prizreni ofron mundësi të zhvillimit të agrobiznesit që është i lidhur me turizmin dhe trashëgiminë dhe drejtpërdrejtë me mirëqenien”.

Ligjëratë mbajti Prof. Dr. Bahri Musabelliu Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agobiznesit në UB të Tiranës, i cili njoftoi studentët e UPZ për gjendjen e ekzituese të këtij fakulteti dhe rëndësinë që ka.

Kurse Prof. Dr. Maksim Meço zv.Dekan, mbajti ligjëratë mjaft përmbajtjesore me temën: Agrobiznesit si faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit - në fokus të veçantë Kosovës. Pjesë e delegacionit ishin edhe  Prof.Asc.Dr.Ilir Kapaj Udhëheqës i Programit të Doktoratës dhe Prof.Asc.Dr.Remzi Keço mësimdhënës në këtë universitet.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas