Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, e ka vizituar një delegacion me përfaqësues të disa fakulteteve (universiteteve) nga Turqia
19 Nëntor 2015
Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, të enjten e ka vizituar një delegacion me përfaqësues të disa fakulteteve (universiteteve) nga Turqia.
Prof. Ass. Dr. Shkelqim Millaku, u. d. Dekan i Fakultetit të Filologjisë, priti mysafiret Prof. Dr. Şahin KESİCİ (Necmettin Erbakan Üniversitesi Eğitim Fakültesi Eğitim Bilimleri Bölümü); Doç. Dr. Hasan BOZGEYİKLİ (Erciyes Üniversitesi Eğitim Fakültesi Eğitim Bilimleri Bölümü); Doç. Dr. Susran Erkan EROĞLU (Selçuk Üniversitesi Edebiyat Fakültesi Sosyoloji Bölümü); İbrahim Halil CAN (Anadolu Aile Danışmanları Derneği Başkanı dhe Dr.Feha Demirbus nga Selçuk Üniversitesi Edebiyat Fakültesi Sosyoloji Bölümü. Ata u takuan me Prof. Ass. Dr. Shkëlqim Millakun, u. d. Dekan në Fakultetin e Filologjisë. Fillimisht Z. Millaku i njoftoi mysafirët me gjendjen ekzistuese të këtij Fakulteti dhe për planet që ka për zhvillim në të ardhmen.
Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit dhe fakulteteve me qëllim të shkëmbimit të studentëve, mësimdhënësve, bashkëpunimit shkencor ndërmjet institucioneve në fjalë. Në vazhdim të takimit u pajtuan që të themelojnë një revistë të përbashkët shkencore (me impakt faktor) dhe projektet të tjera, të cilat do të jenë të planifikuara ndërmjet institucioneve. Përfaqësuesit e fakulteteve janë zotuar se janë të gatshëm të mbështesin në aspektin material dhe atë akademik për programe të reja të studimeve të master dhe të doktoraturës.
