Në UPZ u mbajt Dita Informative e Erasmus+
08 Dhjetor 2015
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në bashkëpunim me zyrën Erasmus+ në Kosovë organizoi Ditën Informative të Erasmus+ për stafin dhe studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti. Me këtë rastu është thirrja e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+. Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof.. Dr. Ramë Vataj, i falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë për këtë prezantim në UPZ dhe për gatishmërinë e shprehur për të mbështetur UPZ-në në procesin e aplikimit për projekte të Komisionit Evropian. Ai gjithashtu i falënderoi për mbështetjen e dhënë studentëve, mësimdhënësve dhe stafit administrativ për të aplikuar qoftë për vazhdim të studimeve, trajnime dhe programe të tjera.
Prof. Dr. Remzie Istrefi, elaboroi në detaje rolin e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë. Ajo bëri të ditur se Zyra Erasmus+ në Kosovë është përgjegjëse për: Ofrimin e informatave rreth aktiviteteve të Programit Erasmus+ në fushën e arsimit të lartë; Këshillon dhe ndihmon aplikantët potencialë; Kryen monitorimin e projekteve Erasmus+; Mbështet dhe koordinon aktivitetet e grupit kombëtar të Ekspertëve për Reformat e Arsimit të Lartë, HERE (Higher Education Reform Experts), etj..
Ajo po ashtu njoftoi se të gjithë aplikantët potencial nga UPZ për projektet që mbështeten nga Komisioni Evropian, qofshin studentë, mësimdhënës apo profesorë mund të drejtohen në e Zyrën e Erasmus+ në Kosovë dhe do të marrin mbështetje e duhur.
Për më shumë vizitoni: http://www.erasmuspluskosovo.org/
