Akademiku dhe profesori i Universitetit të Malit të Zi, Prof. Dr. Sherbo Rastoder mbajti ligjëratë në UPZ
10 Dhjetor 2015
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka mbajtur ligjëratë akademiku dhe profesori i Universitetit të Malit të Zi, Prof. Dr. Sherbo Rastoder. Profesor Rastoder mbajti ligjëratë me temën “Luftë për identitetin boshnjak”. Ndër tjera ai theksoi se emrin boshnjak më së tepërmi e kanë përmendur shqiptarët, edhe në kohën kur të tjerë se kanë përmendur fare. Po ashtu ai theksoi se shqiptarët dhe boshnjakët kanë pasur raporte miqësore mes vete.
